Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin, ku një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. I lënduari është dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, teksa ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
