Një 17-vjeçare e cila ishte duke ecur në këmbë në aksin “Tapizë-Fushë Krujë”, është përplasur nga makina e drejtuar nga një 26-vjeçar.

Policia bën me dije se  reja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësore (shtetase 17 vjeçe) që është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.