Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 20:10, në aksin që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe janë shkatërruar pjesërisht.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të personave të tjerë që mund të kenë qenë pasagjerë në automjete