Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme përgjatë autostradës Vlorë-Fier, ku një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ngarkesa me materiale ndërtimi ka rënë në asfalt, ndërsa dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës.

Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Nuk ka ende informacion të detajuar për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.