Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të zonës së Kolonjës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i markës ‘Audi’, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i bllokuar në nënkalimin që të çon në fshatin Kolonjë. Drejtuesi i mjeti ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.