Në aksident është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë, drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i një mjeti tip “Volksvagen” ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Drejtuesi i mjetit “Volksvagen” ndodhet në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën. Kryqëzimi i pushimit të shoferit mbetet çdo ditë një nyje e zezë derisa ARRSH të vendosë të investojë përbikalimet e autostradës Lushnje Fier të cilat janë të papërfunduara që prej hapjes së autostradës.
