Një aksident me vdekje është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 5.25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke i linjës Tiranë-Athinë ka marrë para një motomjet.

Nga përplasja ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi, Qemal Krasniqi, 72 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.