Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Gazetarja e Top News, Kleida Muka bën me dije se dyshohet që disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në mjet. Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen teksa në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.
