Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Yrshek.
Burime bëjnë me dije se dy makina, për arsye ende të paditura, janë përplasur me njëra-tjetrën. Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka të plagosur, përveç se dëmeve materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



