Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat por pa dëme në njerëz. 


Sipas raportimeve drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga dhe në përpjekje për të frenuar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar i përplasur me frigoriferin dhe vitrinën e një dyqani.


Nga verifikimet e para të policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”,me targa AA 107 F.B,që drejtohej nga 23-vjeçari E.M,ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin në anë të rrugës.


Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në biznesin ushqimor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.