Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Lumit”, përgjatë shëtitores në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar, i cili po qarkullonte me shpejtësi me motor në këtë rrugë, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53 vjeç.
Turisti ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, së bashku me një grup turistësh, kur është goditur nga motori. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas mjekimeve të marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Efektivët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorit, 35-vjeçarin B.M., banues në Berat.
