Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e bypassit të Vlorës pranë fshatit Kaninë.
Një automjet i llojit Golf është përplasur me një furgon. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia ose një parakalim i gabuar nga ana e mjeteve.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit Golf. Ai raportohet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
