Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Don Boskos, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit.

Për shkak të dëmtimeve të marra, drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet e rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në aksident, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.