Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Durrës.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, një automjet është përplasur me barrierat metalike anësore të mbikalimit tek Ura e dajlanit.
Raportohet se barrierat e kanë mbrojtur duke e mbajtur brenda rrugës, ndërsa më pas mjeti është përmbysur.
Fatmirësisht, nga aksidenti i rëndë nuk ka pasur pasoja për jetën.