Një aksident tragjik është shënuar në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, 26-vjeçari duke drejtuar një automjet taksi, ka përplasur shtetasin 66 vjeç, teksa ky i fundit po kalonte rrugën në vijat e bardha.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por, pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe, sipas autoriteteve, po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ngjarjen.
