Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës, ku një automjet ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.
Pas përplasjes, këmbësorja është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit.
