Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në fshatin Papër të Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen e automjetit nga aksi rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.