Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si “Zogu i Zi”.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.