Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në lagjen Sheq i Madh, në Fier, ku është përfshirë një motomjet dhe një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, motomjeti është përplasur nga pas me automjetin, ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i tij ka mbetur i lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas e kanë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
