Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë. Një automjet tip Benz ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e goditjes së fortë.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.