Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Në përplasjen e përfshirë një motomjet dhe një automjet tip “Mercedes”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i makinës dyshohet se i ka prerë rrugën motomjetit, duke shkaktuar përplasjen.
Drejtuesi i motomjetit, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, ka pësuar dëmtime të lehta. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
