Një aksident është shënuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë të martën, ku një person është dëmtuar gjatë punës.

Mësohet se një 45-vjeçar është dëmtuar rëndë, pasi është aksidentuar teksa ishte duke punuar. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të minierës, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ai nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.