Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku dy automjete janë përplasur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të lagjes “18 Shtatori”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
