Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullore, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. Aksidenti ka përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen.
Fatmirësisht, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Efektivët e policisë rrugore janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.
