Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, ku një mjet ka dalë nga rruga. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere.
Dy të dëmtuarit po nisen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ndërkohë që ka mbërritur edhe policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




