Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë stadiumit të qytetit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore të moshuar teksa po kalonte në vijat e bardha.
E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
