Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku dy automjete janë përplasur.

Mësohet se një automjet tip “ML” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet, i cili ishte parkuar në një anë të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por nga ana tjetër ka dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin.