Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dëme materiale në shtyllat e ndriçimit dhe barrierat anësore të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave të dëmtuar nga mjeti.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
