Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Kurjan-Roskovec, ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përplasjes së motomjetit që drejtonte me një mjet teknologjik për transport mallrash.
Sipas Policisë, 62-vjeçari Skënder Hoxha po udhëtonte me motomjet kur është përplasur me një mjet tip pirun ngritës, i drejtuar nga 34-vjeçari Julian Fetau.
Si pasojë e aksidentit, Hoxha ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
