Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në zonën e Laprakës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës. Siç shihen edhe në pamjet, automjeti ka përfunduar jashtë korsisë së lëvizjes.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e kësaj situate, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon më shumë mbi zbardhejen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
