aksident ne lezhe-lacNjë fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën dhe 4 pjesëtarë të familjes së tij kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç.


Nga përplasja e dy mjeteve me njera-tjetrën në këtë aks rrugor ka humbur jetën menjëherë 10 vjeçari me inicialet A.Lulaj dhe janë plagosur pjesëtarët e tjerë të familjes, Viktor Lulaj 45 vjeç, Lindita Lulaj 38 vjeç, Klaudia Lulaj 17 vjeç dhe Renato Lulaj 5 vjeç.


Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa drejtuesja e mjetit tjetër që u përfshi në aksident, Elona Çaushi është plagosur lehtë.


Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.


31 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)