Dy gra mbetën të plagosura në Lezhë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin është aksidentuar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 minuta në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër, kur drejtuesja e një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur e duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, makina pësoi dëmtime të konsiderueshme, ndërsa pasagjeret mbetën të bllokuara.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilat me ndërhynë menjëherë për të nxjerr jashtë makinës dy të lënduarat që u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.