Një aksident i pazakontë është regjistruar këtë mbrëmje pas përplasjes së dy mjeteve në njërën nga korsitë ende të pahapura të korridorit të 8 në afërsi të fshatit Mirakë në Librazhd.
Ende nuk është e qartë sesi dy mjetet e përfshira në aksident lëviznin në korsinë e pahapur ende nga autoritetet.
Si pasojë e aksidentit një pasagjere ka mbetur e bllokuar në mjet, ndaj është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Fatmirësisht gruaja dhe personat e tjerë që udhëtonin në dy mjetet paraqiten në gjendje të mirë.
Sakaq policia ka nisur hetimin mbi rrethanat e ngjarjes.
