Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Llaman, ku janë përfshirë një automjet tip Porsche dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, një i ri 26-vjeçar nga Himarë, i cili drejtonte motorin, ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Himarës për ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Vlorë për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe asaj lokale, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
