Një mjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjes pak minuta pas mesnatës.
Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës. Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë, dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjes i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.
Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




