Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Fiershegan.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i cili vinte nga rruga dytësore, ka goditur motorin i cili ishte në rrugën kryesore.