Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrjen të qytetit të Lushnjes, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjeti triçikël. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.