Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në zonën e njohur si rreth rrotullimi i Plugut në Lushnjë.Dy makina janë përplasur si pasojë e mos respektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip “Benz” udhëtonte një familja prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka asnjë të plagosur, por vetëm dëmtime të lehta.
Për rreth 30 minuta u bllokua trafiku si pasojë e aksidentit në aksin nacional Lushnje – Rrogozhinë.. Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mos-respektimi i përparësisë në rreth rrotullim.




