Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Qukës, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një automjet me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, raportohet se shoferi i makinës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.