Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Mësohet se makina tip “Mercedes Benz” e drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Gjithashtu dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.