Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim. Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.