Një aksident ka ndodhur mbrëmje e sotme në Vlorë, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës, ku është përfshirë një motor.

Si pasojë e kësaj është plagosur një person, i cili është transportuar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethnat e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.