Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga drejtuesit e mjeteve.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar.