Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën Kombit, ku një kamion është përplasur me trafikndarësen.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kolsh, ku kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka përfunduar pa dëmtime, pasi për pak kamioni me tonazh të rëndë mund të përfundonte në greminë.
Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike. Megjithatë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
