Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit.

Policia bën me dije se rreth orës 16:00, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. A. ka përplasur këmbësorin A. N.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet e aksidentit.