Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën dytësore “Shënkoll-Rrilë” në Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas policisë, përplasja ndodhi rreth orës 09:50 mes automjetit të drejtuar nga shtetasja A. P. dhe atij të drejtuar nga shtetasi K. K. Si pasojë, ky i fundit mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
