Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa njëri prej tyre është përmbysur në mes të rrugës si pasojë e goditjes.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit të përmbysur ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.

Për shkak të aksidentit, lëvizja e automjeteve është bllokuar përkohësisht në njërin sens të rrugës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.