Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.
