Një aksident trafiku u regjistrua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një makinë përplasi një këmbësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55 në rrugën “Pogej”. I lënduari, shtetasi M.Z., 50 vjeç, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr kujdes mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Informacion paraprak/Rreth orës 09:55, në rrugën “Pogej”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi M. Z., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e motomjetit dhe kapjen e drejtuesit të tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.
