Një aksident është shënuar mesditën e së martës në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion.
Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.



